Vlerat që janë harruar – Nga Osman Nuri Topbash

0

Në ditët e sotme pandehet civilizim avancimi i përpunimit të hekurit, mineraleve dhe teknologjisë. Ndërkohë këto në përgjithësi janë përdorur si mjete shkatërrimi dhe tiranie. Ndërsa civilizimi i vërtetë gjendet te vlerat njerëzore. Avancimet teknike dhe teknologjike nuk i kanë zhvilluar cilësitë njerëzore, por përkundrazi, ato kanë ndikuar negativisht te struktura bazë e natyrës së njeriut dhe e kanë bërë atë egoist. Pikërisht siç ka ndodhur te frutat dhe perimet me hormone.

Si rezultat;

  • Njerëzit mendojnë vetëm për interesin e tyre dhe janë bërë egoistë. Ata mendojnë vetëm për ve­ten e tyre.
  • I kanë bërë pragmatistë.
  • I kanë bërë të harrojnë botën tjetër.
  • Ua kanë dobësuar cilësitë si turpin, nderin, mo­ralin e lartë, intimitetin…

Hyrja e internetit dhe e celularëve inteligjentë në çdo moment të jetës dhe imponimi i stilit të jetës perëndimore nga televizionet, moda dhe reklamat në periudhën tonë, është krejt e qartë se kanë shkak­tuar harrimin e shumë vlerave nga edukata dhe morali i Islamit.

Veçanërisht celularët inteligjentë janë shndërruar në një varësi ekstreme. Përgjatë gjithë ditës sytë janë bërë robër të atyre ekraneve. (Një gjendje e tillë) po shkakton situata të padëshirueshme materiale e shpirtërore dhe po i prish marrëdhëniet familjare e shoqërore.

“Hyrja e internetit dhe e celularëve inteligjentë në çdo moment të jetës dhe imponimi i stilit të jetës perëndimore nga televizionet, moda dhe rekla­mat në periudhën tonë, është krejt e qartë se kanë shkaktuar harrimin e shumë vlerave nga edukata dhe morali i Islamit.”

Një njeri i mençur dhe me vullnet duhet t’i për­dorë këto mjete në varësi të nevojës dhe nuk duhet ta prishë jetën sociale.

Të ndarët apo të tjetërsuarit?

Për shembull, si mundet që një mysliman ta shpër­ndajë në internet fotografinë e tavolinës familjare ku ka ngrënë ushqim në një lokal luksoz?

Me veprime të tilla edhe cenohet privatësia fa­miljare, edhe shfaqet një panoramë egoizmi dhe mburrjeje shumë e shëmtuar. Nga ana tjetër nxiten edhe shikimet e dëshpëruara të nevojtarëve.

Cilido që të jetë nijeti, pamja që del në pah nuk përputhet me të vërtetën e edukatës dhe rregullave islame.

“Për shembull, si mundet që një mysliman ta shpërndajë në internet fotografinë e tavolinës fa­miljare ku ka ngrënë ushqim në një lokal luksoz? Me veprime të tilla edhe cenohet privatësia familjare, edhe shfaqet një panoramë egoizmi dhe mburrjeje shumë e shëmtuar. Nga ana tjetër nxiten edhe shi­kimet e dëshpëruara të nevojtarëve.” Nëse mund të thuhet;

“Çfarë ka këtu?”, atëherë kjo aludon në faktin se sot, për fat të keq, janë hapur plagë shumë të the­lla në botën shpirtërore, dinjitetin, turpin, kauzën dhe nderin tonë. Nexhip Fazëlli i shpreh kështu këto plagë:

“Gjyshja ime turpërohej për të nxjerrë edhe hu­ndën,

Ato që tregon bija ime, i sheh vetëm qefini!”

Sa dëshpëruese që janë këto shprehje:

Nënat tona të mëparshme kanë qenë monumente nderi, por me kalimin e kohës, domethënë në ditët e sotme ai nder dhe edukatë që kishin ato nëna pothuajse ka humbur plotësisht për disa. Shkaku i kësaj janë;

Mashtrimet nga më të ndryshmet që bëhen në emër të një barazie të dëmshme e negative, e cila u përgatit terren abuzimeve që bëhen ndaj grave duke e deshifruar femrën, dhe një lirie me virus e cila të tërheq drejt mëkateve.

Për fat të keq;

Në ditët e sotme thuhet se edhe njerëzit që e res­pektojnë mbulesën po shfaqin lëshime në çështjen e internetit.

Ndërkohë këto lëshime i hedhin helm përshpirt­shmërisë së familjes dhe e lëkundin lumturinë.

Edhe nëse njeriu pandeh;

“Unë po ua dërgoj vetëm disa njerëzve të afërt.”, prapë se prapë nuk duhet të harrohet se e gjithë baza teknike e mjeteve që përdorim gjendet në dorën e të huajve. Kjo e cenon privatësinë e familjes.

Dihet se në internet bëhen montazhe keqdashëse e shantazhe me fotografitë. Gjithashtu bëhen edhe vjedhje nëpërmjet kartave të kreditit apo karta të ngjashme me të.

“Në ditët e sotme pandehet civilizim avancimi i përpunimit të hekurit, mineraleve dhe teknologjisë. Ndërkohë këto në përgjithësi janë përdorur si mjete shkatërrimi dhe tiranie. Ndërsa civilizimi i vërtetë gjendet te vlerat njerëzore.”

Më i mira është që të jemi të kujdesshëm në fusha të rrezikshme siç është interneti.

Mburrja / Lavdërimi

Mburrja, lavdërimi dhe shtirja nuk përputhen me edukatën e Islamit. Të lavdëruarit duke shpërndarë fotografitë e vendit të shtrenjtë ku ke ngrënë e kë pirë, të automobilit luksoz në sendilen e të cilit je ulur, të vendit të pushimit ku ke shkuar dhe të gjëra­ve të tjera të ngjashme me këto, janë veprime shumë të shëmtuara prej të cilave nuk janë të kënaqur Allahu (xh.xh.) dhe Pejgamberi ynë i Nderuar.

“Në ditët e sotme pandehet civilizim avancimi i përpunimit të hekurit, mineraleve dhe teknologjisë. Ndërkohë këto në përgjithësi janë përdorur si mjete shkatërrimi dhe tiranie. Ndërsa civilizimi i vërtetë gjendet te vlerat njerëzore.”

Në civilizimin tonë nuk mund të thoshin “Unë” as njerëzit më të suksesshëm që kishin arritur pikën kulmore në veprat më të përsosura të tyre, por ata flisnin për veten e tyre vetëm duke thënë: “Unë i varfri, unë i thjeshti, unë i dobëti, unë i skamuri…” Edhe Fatih Sulltan Mehmet Hani shkroi “unë robi i dobët” në formën e firmës që hodhi në doku­mente.

“Avancimet teknike dhe teknologjike nuk i kanë zhvilluar cilësitë njerëzore, por përkundrazi, ato kanë ndikuar negativisht te struktura bazë e natyrës së njeriut dhe e kanë bërë atë egoist. Pikërisht siç ka ndodhur te frutat dhe perimet me hormone.”

Atyre që pyesnin: “A e juaja është kjo shtëpi?”, u jepej kjo përgjigje:

“Ne jemi ata që e kemi amanet.”

Sepse edhe i Dërguari i Allahut (a.s.), pyetjes;

“Kush është?”, që bëhet te dera, nuk e ka pranuar si të drejtë dhënien e përgjigjes në formën:

“Jam unë!” – dhe ka këshilluar që të thuhet emri. Edhe pse vetë ishte pika kulmore e njerëzimit dhe më i nderuari i Pejgamberëve, kur ishte i detyruar për t’i treguar këto, shprehej në këtë formë: “La fahre / Nuk po i them për t’u lavdëruar!”

Dasmat

Dasmat janë shpallja e martesës ndaj njerëzve. Janë kryeja e detyrës “velime-gostisë” e cila është prej traditës së Pejgamberit (s.a.s.). Kjo shpallje dhe gostitje duhet të realizohen më aq shumë për­shpirtshmëri, saqë të shndërrohen në prehje dhe lumturi për martesën e realizuar.

Por në ditët e sotme për fat të keq;

Edhe një fushë e shëmtuar e shfaqjes së pasurisë dhe fuqisë për t’u lavdëruar janë bërë dasmat.

Gjendje që nuk u kanë hije dasmave të mysli­manëve:

  • Vende luksoze në të cilat nuk shkojnë të varfrit, por vetëm shtresa elitare…

Në hadithin fisnik thuhet:

“Sa dasmë e keqe është ajo në të cilën ftohen të pasurit dhe nuk ftohen të varfrit, të vetmuarit dhe nevojtarët.” (Buhari, Nikah, 72.)

Përçmimi i robërve të Allahut është shenjë e me­ndjemadhësisë. Pasojat e tij janë tragjike.

  • Gara për të ngrënë e për të pirë duke bërë shpen­zime të tepruara dhe të ekzagjeruara…
  • Bashkimi i burrave me gratë, muzika e shthurur, argëtimi i degraduar në të cilat cenohen privatësitë dhe të cilat janë kthyer në sfilatë mode…

Ndërsa justifikimi i atyre që e bëjnë këtë është shkujdesja shpirtërore në formën: “I nderuar! Do të vijë protokolli!” Në një vend ku është e rëndësishme kënaqësia e Allahut, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

“A është më i rëndësishëm protokolli, apo këna­qësia e Allahut?” Këtë duhet ta mendojmë mirë.

“Civilizimi perëndimor që e ka rrethuar botën, i ka bërë njerëzit egoistë dhe interesaxhinj. Ai i ka bërë ata të mendojnë vetëm për vete. Ja pra, tragjedia e pragmatizmit…”

Përveç të tjerash, edhe nëpër ceremonitë marte­sore që organizoheshin nga padishahët e botës në historinë tonë, nuk janë neglizhuar të varfrit dhe nevojtarët. Mbi të gjitha, atyre u është kushtuar një interesim i veçantë.

Ndërkohë dasmat janë shpallje e një vatre famil­jare në një mjedis shpirtëror me gosti dhe lutje. Aty duhet të ftohen;

  • Miqtë, fqinjët dhe të afërmit pa u bërë dallim klasash.
  • Në veçanti nuk duhet të neglizhohen dhe pa­tjetër duhet të ftohen të varfrit që bëjnë lutje.
  • Gostia nuk duhet të jetë shpenzim i tepërt e i ek­zagjeruar, por duhet të jetë një gosti nga zemra.
  • Për dasmat duhet të zgjidhen jo vendet ku shkoj­në njerëzit mëkatarë, ku kryhen vepra të ndaluara në kohë të tjera, luksoze, etj., por vende që kanë përshpirtshmëri.
  • Duhet të shfaqet kujdes ndaj përzierjes së bu­rrave me gratë dhe ndaj dispozitave sheriatike.
  • Në dasmë sigurisht se do të ketë gëzim e hare, por këto duhet të jenë “në një formë që na ka hije neve”. Dasmat nuk duhet të shndërrohen edhe në një fushë shfaqjeje sikur të jetë duke u organizuar ndonjë “sfilatë mode”.

“Civilizimi perëndimor që e ka rrethuar botën (i ka bërë njerëzit) që ta harrojnë ahiretin dhe i ka dobësuar cilësitë dhe çështjet si turpi, nderi, morali i lartë dhe privatësia.”

Islami nuk duhet të harrohet në asnjë fazë të jetës.

Hapja e një fillimi sipas dëshirave vetjake veçanë­risht për një çështje siç është formomi i një familjeje ndërkohë që është shumë e rëndësishme të bëhet me një besmele plot përshpirtshmëri e dëlirësi, në aspektin fetar është thjeshtë një shfaqje shkujdesjeje shpirtërore krejt e papranueshme…

Rregullat e ushqimit

Kur Pejgamberi ynë i Nderuar hante ushqim, shfaqte kujdes ndaj përkushtimit kundrejt Allahut. Ai na ka mësuar që të hamë duke medituar rreth mirësive që ka dhënë Allahu (xh.xh.). Resululla­hu, alejhi’s-selam, ka ngrënë duke qëndruar ulur. Ai e ka konsideruar mekruh (të papëlqyeshëm) të ngrënët duke u mbështetur diku. Grykësia ishte një lloj të ngrënët që sahabët nuk e njihnin dhe që qëndronin larg saj.

Ne jemi këshilluar që të mos ulemi në sofër pa na marrë uria dhe të ngrihemi prej saj akoma pa u ngopur.

  • Të ngrënët e shpejtë në këmbë apo të ngrënët mbështetur sikur të jesh duke u shtrirë, mënyra të cilat po sugjerohen në ditët e sotme, janë në kundër­shtim me edukatën islame dhe shëndetin.
  • Pejgamberi, alejhi’s-selam, nuk e ka zgjedhur ushqimin, vetëm nuk i ka ngrënë ushqimet me erë të fortë si qepa dhe hudhra ngaqë takohej me en­gjëjt. Ai na ka urdhëruar që të mos frekuentojmë në xhemat kur mbajmë erë të tillë.
  • Ushqimet me erë të rëndë duhet të lihen për pas jacisë, ose duhet të merren masa si të ngrënët e karafilit që e heq erën, sepse Islami është hijeshi, mirësjellje dhe delikatesë.
  • I Nderuari ynë na ka njoftuar se ngrënia e ush­qimit bashkë me të tjerët e shton begatinë. Gostitja e të tjerëve është një mirësi e sugjeruar shumë në fenë tonë.

Në ditët e sotme ushqimet e shijshme po shiten dhe po konsumohen në vende ku po i shohin sytë e të varfërve dhe jetimëve. Ushqimet në të cilat mbe­sin shikimet e njerëzve të tillë shkaktojnë probleme shpirtërore te ata që i hanë. Ky është një egoizëm që nuk (duhet të) shihet në civilizimin e virtyteve.

“Moda po duket si diçka e parëndësishme, por ajo të shpie drejt kulturës së huaj hap pas hapi. Në hadithin fisnik thuhet: “Nëse dikush përpiqet për t’i ngjarë një populli, edhe ai vetë është prej tyre.” (Ebu Davud, Libas, 4/4031.)

Në historinë tonë ushqimet nëpër lokale mbulo­heshin me diçka prej të cilës nuk dukej nga jashtë. Një pjesë prej ushqimeve si byreku që çoheshin nëpër furra për t’i pjekur, i jepej edhe furrxhiut me mendimin se “është haku i tij ngaqë i ka ndjerë aromën”.

Po ashtu, këto ushqime trans­portoheshin të mbuluara nëpër rrugë.

Atë kohë nuk kishte qeska dhe torba transparente. Të gjithë nje­rëzit bënin kujdes dhe përdor­nin torba të padukshme duke u përpjekur për të mos tërhequr shikimet e të varfërve.

  • Pejgamberi ynë i Nderuar ka përdorur dorën e djathtë për të ngrënë dhe nuk e ka konside­ruar të përshtatshëm përdorimin e dorës së majtë për këtë gjë.
  • Në ditët e sotme pirunët vendosën në disa tryezë në anën e dorës së majtë duke u thënë se ky është një rregull i sistemit të servirur nga perëndimi.
  • Pejgamberi (s.a.s.), i ka më­suar sahabët dhe fëmijët që janë rritur me edukimin e tij që ush­qimin ta fillojnë me besmele, të hanë para vetes, të mos bëjnë israf dhe ta përfundojnë me lavdërim, falënderim dhe lutje ndaj Zotit (xh.xh.).
  • Në ditët e sotme shpërdorimi ka arritur pikën kulmore veçanërisht në produktet ushqimore. Kjo e vërtetë shprehet nga të gjithë. Çdo ditë për fat të keq hidhen nëpër koshat e mbeturinave sasi të konsiderueshme buke me të cilat mund të ushqe­hen shumë të varfër. Kjo situatë është një rezultat i dhimbshëm i ndërgjegjeve të shkatërruara dhe i ndjenjave që nuk interesohen për të uriturit.

“Dëshira për t’i pasuar dhe përmallimi për të bërë një jetë si njerëzit jashtë Islamit të cilët në suren Fatiha shprehen si njerëz që kanë tërhequr zemërimin e Zotit dhe që janë në humbje, Allahu na ruajt, na shpijnë në të njëjtin fund si i atyre. Pompei: Një shembull që tregon se si e shkatërron Zoti imoralitetin…”

Ndërkohë që nga njëra anë ka njerëz që vuajnë dhe vdesin prej urisë në vende si Afrika, Siria, Ara­kani dhe vende të tjera si këto, patjetër duhet ta ndalojmë këtë shpërdorim dhe të japim për hatër të Allahut sa më shumë që të jetë e mundur.

Lum për ata që bëjnë përpjekje serioze në këtë rrugë!

Tashmë dëshiroj të jap këtë shembull pa dhënë emër:

Një mik i yni nga Gaziantepi çdo ditë shkon nëpër lokale në orarin e mbylljes dhe mbledh bukën dhe ushqimet e mbetura. Ato ua jep të varfërve dhe nevojtarëve. Në këtë mënyrë edhe e ndalon shpër­dorimin, edhe i gëzon nevojtarët. Përpjekjet e virtyt­shme si kjo në ditët e sotme janë një detyrë e rëndësishme dhe një domosdoshmëri e ndërgjegjes që bie mbi myslimanët.

Të mos harrojmë se;

Njerëzit e bekuar si Hazreti Omeri (r.a.) dhe Zejnelabidini (r.a.), çonin thasët me miell te dyert e shtëpive të të varfërve në errësirën e natës dhe largo­heshin prej atyre pa i dëgjuar askush.

Sepse;

Edhe në ajetin fisnik thuhet që t’i ndihmojmë të varfrit të cilët nuk mund të kërkojnë ndonjë gjë prej njerëzve për shkak të dinjitetit të tyre dhe urdhërohet që t’i kërkojmë e t’i gjejmë ata edhe pse ata nuk lypin. Allahu Teala urdhëron:

“… Ti do t’i njohësh ata nga pa­mja e tyre…” (Shik. Bekare, 273)

“Qëndrimi aparent dhe formal me njerëz jobe­simtarë, mëkatarë dhe të shkujdesur, me kalimin e kohës shndërrohet në qëndrim që e kërkon mend­ja. Ky qëndrim që e kërkon mendja pas pak kohe shndërrohet në qëndrim që e kërkon shpirti. Ndërsa kjo do të thotë se fryma e fundit do të jetë humbje tragjike.”

Ndërkohë që përpiqemi për t’i ndihmuar njerëzit e dobët, nuk duhet të harrojmë për të ndihmuar edhe krijesat e dobëta. Nëpër vende ku s’ka njerëz si skajet e pyjeve etj., gjithmonë gjenden shumë kri­jesa si mace dhe qen. Ato me gjuhën e tyre kërkojnë mëshirë prej njerëzve që kalojnë. Zgjatja e dorës së butësisë dhe shfaqja e mëshirës ndaj të gjitha këtyre janë prej shfaqjeve më të bukura të mëshirës.

Të mos harrojmë se;

Vetë Hazreti Pejgamberi na ka lajmëruar se një njeri ka fituar xhenetin për shkak se shfaqi sakrificë për t’i dhënë ujë një qeni të dobët. Kur ky njeri e pa qenin, nuk u mërzit aspak, por u fut në pus me këpucën e tij ngaqë nuk kishte ndonjë enë me vete, e mbushi atë me ujë dhe me të i dha ujë qenit të etur. (Shik. Muslim, Selam, 151-153.)

“Kanë shpikur “Ditën e të Dashuruarve”. Po për­piqen ta mbështesin imoralitetin, marrëdhënien jashtëmartesore dhe flirtin, domethënë zinanë nën emrin “dashuri”. Myslimani e ka detyrë të besimit që të shfaqë rezistencë kundrejt këtyre.”

I ndjeri, Hulusi Bajballi i cili u rrit me edukimin e atyre njerëzve sublimë, i këshillonte si më poshtë shokët e tij:

“Kafshët e shkreta le të mos ngelin të uritura në këtë dimër të acartë. Mbushini bagazhet e maki­nave me grurë dhe shpërndajeni atë në vende të përshtatshme, në mënyrë që të ushqehen zogjtë e shkretë.”

Përfundimisht;

Zemra e një myslimani duhet të ketë vend për të gjithë. Të gjitha krijesat në nevojë duhet të gjejnë vend brenda saj. Kjo zemër duhet të vlojë me mirësi e begati sikur të jetë vendi ku depozitohet mëshira dhe mirësia. Shkurtimisht;

Një besimtar i urtë duhet të shfaqë një mëshirë dhe dhembshuri të tillë në sipërfaqen e kësaj toke. Ai duhet të jetojë gjithmonë me infak duke dhënë për hir të Allahut çdo gjë që posedon dhe kështu duhet të bëhet një njeri i mëshirës.

Sepse Pejgamberi ynë i nderuar e harronte urinë e vet kur shikonte përballë një të uritur tjetër. Atij nuk i hynte gjum në sy pa i dhënë për hatër të Zotit çdo gjë që kishte. Ai gjente prehje vetëm kur jepte për hir të Allahut (xh.xh.).

Familja e Resulullahut (s.a.s.), kishte therë një dele. Pejgamberi ynë i Nderuar urdhëroi që mishi i saj t’u shpërndahej të varfërve dhe nevojtarëve. Pastaj e pyeti nënën tonë, Aishen (r.anha):

“Çfarë ka mbetur prej saj?”

Hazreti Aishja iu përgjigj:

“Ka mbetur vetëm një kockë shpatulle.”

Nisur nga kjo, Hazreti Pejgamberi tha:

“Thuaj se ka mbetur e gjitha përveç një kocke shpatulle! (E gjitha u bë e jona!)(Tirmidhi, Ki­jamet, 33.)

“Bërja e dasmave nëpër vende luksoze në të ci­lat nuk shkojnë të varfrit e nevojtarët, por vetëm shtresa elitare, është një çështje që nuk u ka hije myslimanëve. Përçmimi i robërve të Allahut është shenjë e mendjemadhësisë dhe fundi i saj është humbje e tmerrshme.”

“Sa dasmë e keqe është ajo në të cilën ftohen të pasurit dhe nuk ftohen të varfrit, të vetmuarit dhe nevojtarët.” (Buhari, Nikah, 72.)”

Të njëjtën natyrë kanë edhe ndihmat që po ua bëj­më sot vëllezërve tanë nga Siria, Arakani, Palestina dhe Afrika. Ndihmat që po ua bëjmë atyre janë një ibadet që do të ngjitet në Arshin e Lartë.

Kur pjesa që ia ndajmë vetes prej mirësive me të cilat furnizohemi, e kalon sasinë e mjaftueshme, atëherë do të thotë se jemi duke shpërdoruar dhe se jemi në humbje. Përderisa t’u japim edhe të tjerëve dhe t’i ndajmë gjërat bashkë me ta, inshallah jemi ne ata që do të fitojmë…

Israfi është një lloj mosmirënjohjeje kundrejt mirë­sive që ka dhënë Allahu (xh.xh.), sepse israfi është veprimi për ta ngopur ndjenjën e të qenët i ulët. Ndërsa koprracia është akumulim për vete. Edhe israfi, edhe koprracia janë egoizëm dhe veprime prej egoizmi. Ndërsa Islami na mëson të bëhemi jo egoistë, por altruistë.

Ja pra, bazuar në këtë edukatë;

Duhet të jemi të kujdesshëm te sofrat nëpër shtë­pitë tona, t’i respektojmë të gjitha rregullat dhe të mos e nënvlerësojmë besmelenë e lutjen. Ushqimi që fitohet prej hallallit dhe hahet sipas rregullave, bëhet fuqi për përshpirtshmërinë. Ndërsa kafshatat që vijnë nga harami e dyshimi dhe që hahen me shkujdesje shpirtërore, e shtyjnë njeriun që i kon­sumon drejt punëve të gabuara dhe haram.

Veshja dhe rrobat

Islami e ndalon njeriun nga shëmtia e lakuriqësisë dhe e urdhëron që të vishet në formë të përshtat­shme me personalitetin.

Nisur nga këto që thamë më lart, veshja e mys­limanit duhet të jetë në përputhje me besimin dhe civilizimin e tij.

  • Myslimani nuk duhet të veshë rroba që simbo­lizojnë të huajt.
  • Rrobat e burrave, grave, fëmijëve dhe e të gjithë­ve duhet të jenë të bollshme. Ato nuk duhet të jenë të ngushta deri në atë masë saqë të shfaqin linjat e trupit. Rrobat e ngushta nuk janë të përshtatshme as nga aspekti i shëndetit, as nga aspekti i edukatës, sepse e deshifrojnë trupin.
  • Veçanërisht fëmijët;

Nuk duhet të neglizhohen deri në atë masë saqë t’i pëlqejnë rrobat e papërshtatshme me mendimet e formës: “Sidoqoftë janë të vegjël në moshë…”, “Le të kënaqen!” Sepse me kalimin e kohës kjo gjendje sjell në pah një varësi dhe zakon te keq si duhani.

“Në ditët e sotme ushqimet e shijshme po shiten dhe po konsumohen në vende ku po i shohin sytë e të varfërve dhe jetimëve. Ushqimet në të cilat mbe­ sin shikimet e njerëzve të tillë shkaktojnë probleme shpirtërore te ata që i hanë.”

Gratë nuk duhet të veshin rrobat e burrave dhe burrat nuk duhet të veshin rrobat e grave. Gruaja dhe burri duhet të vishen siç u ka hije personalite­teve të tyre. Personalitetet dhe karakteret nuk duhet të ngatërrohen, sepse burrat dhe gratë i kanë të ndryshme linjat e trupit nga njëri-tjetri. Njëra prej fatkeqësive të kohës sonë është moda uniseks. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na ka lajmëruar se “është larg mëshi­rës së Allahut ajo grua që përpiqet t’i ngjajë burrit dhe ai burrë që përpiqet t’i ngjajë gruas”. (Buhari, Libas, 61.)

  • Burrat e kanë haram që të veshin rroba prej mëndafshi dhe të vendosin stoli prej floriri, sepse këto janë stoli që u përkasin grave.
  • Kur gratë të dëshirojnë për të dalë në rrugë, mbi rrobat e përshtatshme ndaj mbulesës veçanërisht duhet të veshin edhe rroba të jashtme si xhilbabi, manteli apo pardesyja. Kjo rroba e jashtme nuk duhet të jetë prej atyre që tërheq vëmendjen e nje­rëzve. Në ditët e sotme për fat të keq janë shfaqur lëshime në lidhje me këtë çështje.

“Përgjatë historisë sonë ushqimet në lokale mbu­loheshin me mbulesë në një formë që të mos du­keshin nga jashtë. Ndërsa në kohën tonë sytë e të varfërve mbesin te ushqimet e ekspozuara.”

Marrëdhëniet burrë-grua ë huaj për njëri-tjetrin

Feja jonë ka sjellë rregulla të caktuara për pa­qen e individit e shoqërisë dhe për lumturinë e familjeve.

E rëndësishme është që gratë t’i shërbejnë familjes dhe fëmijëve, domethënë, të gjenden në botën e prehjes dhe përshpirtshmërisë së shtëpive të tyre. Por gratë po inkurajohen për të punuar në botën e jashtme si burrat me sugjerimet që jep feminizmi, ekzagjerimi i nevojave materiale dhe me gjëra të tjera të ngjashme me këto. Në këtë situatë, shërbi­min ndaj familjes, fëmijëve dhe brezave që duhet ta marrin përsipër gratë në shtëpitë e tyre, është shndërruar në një problem shoqëror.

Nëse një grua do të punojë, atëherë ajo mund të punojë vetëm në vend që ka kushte për gratë. Vend­et si mejtepet, rrobaqepësitë, maternitetet dhe të tjera të ngjashme me këto janë më të përshtatshme për të dhënë shërbim gratë.

Në një institucion ku burrat dhe gratë punojnë të përzier, nuk është e drejtë që të punojnë as burrat, as gratë. Në fakt nuk është e vështirë për t’i marrë masat e nevojshme. Por për shkak se kjo gjendje i shkon për shtat nefsit, po kundërshtohen edhe ata që i propozojnë këto lloj masash.

Për fat të keq në periudhën tonë këto masa janë hedhur mënjanë edhe nëpër institucione të cilat drejtohen nga njerëz fetarë. Domethënë, po veprohet sikur feja jonë nuk e ka një urdhër të tillë.

Ndërkohë individët, familjet dhe shoqëria po i përjetojnë pasojat e dhimbshme të këtyre nënvlerë­simeve. Divorcet po shtohen, ngjarjet e dhunës ndaj grave kanë arritur kulmin dhe gratë po trajtohen jo si zonja të nderuara, por si burra.

Kemi humbur lagjen

Pas harrimit të këtyre vlerave gjendet humbja e terrenit ku përjetohen këto virtyte. Baza e strukturës sonë sociale ka qenë lagja.

Në lagje kishte mëshirë. Çdo njeri ishte siguri për të gjithë. Veçanërisht grave të veja dhe jetimëve u dilnin për zot të gjithë. Kjo dalje për zot nuk bëhej në formën për të shkuar te jetimi për t’i dhënë një çokollatë, por në këtë formë: Nëse ishte djalë, atë­herë ai jetim edukohej me personalitetin Islam dhe i jepej një profesion i mirëfilltë. Nëse ishte vajzë, i përgatitej paja dhe i dilej për zot derisa të martohej me dikë të përshtatshëm. Nëse shoqërisë nuk i dilet për zot në këtë mënyrë, shtresat e saj të dobëta nga aspekti material dobësohen edhe nga aspekti shpirtëror. Si rrjedhojë, Allahu na ruajt, bëhen lodra të shejtanit dhe bien në rrugë të këqija. Për shkak të kësaj, shtypen nën këmbë si lulet e brishta që gjenden nëpër qoshe të kalldrëmeve.

Në lagje ka pasur modesti. Atë kohë nuk kish­te dallim klasash siç ndodh tani nëpër komplekse pallatesh. Të pasurit dhe të varfrit jetonin sipas rregullave të fqinjësisë dhe falnin namaz në xhami në të njëjtin rresht. Ndërsa në ditët e sotme për fat të keq ka dalë në pah sistemi i privilegjit.

“Në shoqërinë osmane njerëzit në lagje mja­ftoheshin me atë që kishin dhe ishin kursimtarë. Ndërmjet standardeve të jetës së njerëzve të pasur e të varfër, drejtorëve dhe punëtorëve kishte një dallim shumë të pjesshëm. Për shembull, në dy (familje) mund të kishte divane. Nëse bëhej fjalë për ndonjë dallim, atëherë dallimi ishte vetëm te cilësia e copës.”

Në lagje nuk kishte nënçmim të “robërve të Alla­hut” dhe kishte dashuri e respekt për ta. Qoftë edhe për njerëzit që ishin me aftësi të kufizuara mendore, nuk përdoreshin fjalë të shëmtuara e fyese për t’i cilësuar, por u thuhej “të dobët të nderuar”.

“Në shoqërinë osmane ka pasur modesti. Atë kohë nuk kishte dallim klasash siç ndodh tani nëpër kom­plekse pallatesh. Të pasurit dhe të varfrit jetonin sipas rregullave të fqinjësisë dhe falnin namaz në xhami në të njëjtin rresht.”

Zonja Saime e cila ishte prej xhematit të Hazretit Sami Efendit dhe e cila e ka takuar atë, banonte në lagjen Fatih. Ajo ishte prej robërve evlia të Allahut (xh.xh.). Edhe nëna ime i nderuar e vizitonte atë.

Madje edhe unë vetë e pata parë kur isha fëmijë. Nëna më ka thënë se ajo i kishte thënë:

“Bija ime, Feride! Ka prej njerëzve që nënçmohen, tallen dhe përçmohen nga të gjithë. Ti mos u sill kështu kundrejt atyre. Shfaq interesim ndaj tyre dhe lavdëroji!..”

Sepse një prej mëkateve dhe harameve të mëdha është përçmimi i “robërve të Allahut”. Në ajetin fisnik thuhet:

“Mjerë për çdo përqeshës – shpifës (që thotë fjalë të këqija nga pas duke i përçmuar robërit e Allahut)!” (Humeze, 1)

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se çdo rob i Allahut (xh.xh.), ka një të fshehtë të veçantë. Andaj, prej këtyre njerëzve nganjëherë kanë dalë shumë fjalë plot urtësi.

Në lagje kishte bujari dhe njerëzit i ndanin gjërat me njëri-tjetrin. Në lagje askush nuk i refuzonte lypësit dhe nuk u thoshin: “Allahu të dhëntë!” Në lagje nuk lëndo­heshin as njerëzit për të cilët mendohej se po e shfrytëzo­nin situatën, por u jepej diçka qoftë edhe pak, në mënyrë që t’ua fitonin zemrat.

Njerëzit në lagje mjafto­heshin me atë që kishin dhe ishin kursimtarë. Ndërmjet standardeve të jetës së nje­rëzve të pasur e të varfër, drejtorëve dhe punëtorëve kishte një dallim shumë të pjesshëm. Për shembull, në dy (familje) mund të kishte divane. Nëse bëhej fjalë për ndonjë dallim, atëherë dalli­mi ishte vetëm te cilësia e co­pës. Nuk kishte dallim në të ngrënë, në të pirë, në veshje e në rroba dhe askund nuk shihej luks, shpërdorim dhe teprim. Këto nuk i bënin edhe ata që kishin mundësi, sepse edhe mendonin për ata që nuk kishin, edhe veprimet e tilla i konsideronin të ulëta. Pra, i konsideronin si dobësi personaliteti.

Ndërsa në ditët e sotme e kemi humbur lagjen dhe rregullat e virtytit të saj. Vendin e tyre po e zë moda që vjen nga vende të huaja!..

Moda

Moda është metoda për t’i imponuar njerëzit që të bëjnë ato që nuk i bënin dot. Siç shprehet edhe Kurani Fisnik, “veprat e këqija dhe të shëmtuara

po zbukurohen me anë të modës”.

“Davud Tai (k.s.), ua dërgoi jetimëve një ushqim që iu dhurua atij dhe tha:

“Nëse e hamë ne këtë mish, pas një kohe të shkurtër do të dalë jashtë, por nëse ua japim atyre jetimëve, do të ngjitet në Arshin e Lartë!..”

Nëse dikujt i griseshin pantallonat, shkonte me­njëherë në shtëpi, gjente një rrugëzgjidhje dhe i ndërronte ata. Por në ditët e sotme disa njerëz të shkujdesur blejnë pantallona të grisura dhe dalin me ta nëpër rrugë me mendimin se janë modë.

Kjo gjendje e shëmtuar është nëpërkëmbje e personalitetit të njeriut. Kjo gjendje është shndërrim i njeriut në robot. Ajo po admi­nistrohet nga larg prej hasmëve të vlerave popullore dhe shpirtërore.

Shprehja: “Të gjithë kështu po veprojnë.”, në fakt nuk ësh­të një fjalë e drejtë. Ndërkohë që askush nuk e bënte këtë, ky veprim u fillua nga dikush që hapi një periudhë të keqe. Të gjithë ata që e ndoqën atë, filluan ta bënin atë gabim. Por sidoqoftë ka prej atyre që nuk e bëjnë dhe qëndrojnë larg. Rregulli (shembulli) ynë nuk është “të gjithë”. Shembulli ynë është Pejgamberi ynë i Nderuar, sahabët e nderuar, gjyshërit tanë që ishin në rru­gën e drejtë dhe njerëzit që janë në rrugë të drejtë.

“Ndihmat që po ua bëjmë sot vëllezërve tanë nga Siria, Arakani, Palestina dhe Afrika, janë një ibadet që do të ngjitet në Arshin e Lartë.”

Një personalitet i fortë vep­ron sipas vlerave të veta në botën shpirtërore të tij. Një njeri i tillë nuk mund të ko­mandohet nga larg me komandë. Ai nuk kaplohet nga turmat dhe nuk shkon pas tyre. I Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, ka thënë:

“Mos u bëni njerëz pa karakter, pa vullnet dhe pa vendosmëri që i imitoni të tjerët në çdo çështje duke thënë: Nëse njerëzit bëjnë mirë, edhe ne bëjmë mirë (bashkë me ta). Nëse njerëzit bëjnë padrejtësi, edhe ne bëjmë padrejtësi (bashkë me ta)!

Por ushtrojeni veten që të bëni mirë nëse njerëzit bëjnë mirë dhe të mos bëni padrejtësi nëse bëjnë ligësi (qëndroni larg ligësive të atyre)!” (Tirmidhi, Birr, 63/2007; Taberani, Kebir, IX, 166, 167; Buhari, et-Tarihu’l-Kebir, IV, 367.)

Nuk duhet të harrojmë se;

Ndjekja e modës dhe kaplimi nga sjelljet me mburrje që shprehin egoizëm, është përpjekje për t’i kompensuar mangësitë dhe plasaritjet në per­sonalitet me fantazi boshe dhe të pakuptimta. Një besimtar duhet ta ndërtojë personalitetin e tij me moralin Islam, me dije e urtësi dhe me devotshmëri e sinqeritet. Ndërsa njerëzit që duhet t’i marrë për shembull përgjatë kësaj përpjekjeje për ndërtimin e personalitetit janë i Dërguari i Allahut, i cili është shembulli i shkëlqyer dhe sahabët e nderuar.

Sa më shumë që po harrohen vlerat dhe ndjesitë tona, vendin e tyre po e mbushin gjëra të degra­duara që po vijnë nga perëndimi dhe njerëzit jo­besimtarë.

Pejgamberi ynë i Nderuar (s.a.s.), i ka pastruar një nga një gabimet, besëtytnitë dhe tiranitë e traditës së xhahilijetit (injorancës para ardhjes së Islamit). Në vend të tyre vendosi traditën e tij fisnike.

Kjo është ajo që duhet ta bëjnë edhe sot besim­tarët.

Traditat dhe zakonet siten në sitën e dispozitave dhe rregullave të Islamit. Ato që nuk u përshtaten ndjesive të Islamit, mbeten jashtë. Kështu që nuk mund të hyjnë brenda nëpërmjet doganave tona shpirtërore!..

Injoranca moderne në ditët e sotme po përpiqet për ta përhapur kulturën e vet nëpërmjet internetit dhe televizorit. Për shembull, zakoni i “ditëlindjes” nuk ka pas ekzistuar në kulturën tonë. Në fakt civi­lizimi ynë nuk përdor kalendarin diellor (gregorian) si kalendar. Por këtë po e përhapin në çdo vend të botës.

Si rezultat i këtyre propagandave njerëzit po me­ndojnë:

“Nëse u japim vlerë njerëzve që i duam, duhet t’u festojmë ditëlindjen…” Për këtë arsye, shkojnë nëpër lokale jashtë, porosisin dhe hanë ushqime dhe pasta nën shikimet e të gjithëve, pastaj bëjnë edhe një fotografi dhe e shpërndajnë në internet. Në këtë mënyrë, një praktikë e huaj për ne me çdo gjë të saj dhe në kundërshtim me vlerat tona me çdo gjë të saj, po futet me imponim në traditën tonë.

“Zemra e një myslimani duhet të ketë vend për të gjithë. Të gjitha krijesat në nevojë duhet të gjejnë vend brenda saj. Kjo zemër duhet të vlojë me mirësi e begati sikur të jetë vendi ku depozitohet mëshira dhe mirësia.”

A kjo do të thotë që t’i japim vlerë atij që e duam? A ekspozimi ndaj të tjerëve do të thotë se i japim vlerë atij që e duam? A reklamimi do të thotë se i japim vlerë atij që e duam?

Një person që nuk dëshiron t’i bëjë këto fajësohet dhe i bëhet presion. Ndoshta fëmijët dhe të afërmit i thonë:

“A nuk na do ti ne?”

Si alternativë ndaj këtyre mund të shfrytëzohen kohët e bekuara si festat e bajrameve, netët e mira dhe dita e xhuma. Mbi të gjitha, ne nuk kemi ne­vojë të presim ndonjë kohë të caktuar për t’i dhënë dhurata njëri-tjetrit. “Dhënia e dhuratave në mënyrë të ndërsjellë” është një sunet i bukur. Gostitja e familjes është sevap.

“Një besimtar i urtë duhet të shfaqë mëshirë dhe butësi në sipërfaqen e tokës. Ai gjithmonë duhet të jetë me infak duke dhënë çdo gjë që posedon dhe në këtë mënyrë duhet të bëhet njeri i mëshirës.”

Po ashtu si modë e ardhur nga perëndimi;

Është shpikur “Dita e Nënave” dhe “Dita e Baba­llarëve”, në mënyrë që ekonomia e konsumimit dhe shpërdorimit të shesë mall duke u përkushtuar atyre një ditë në vit. Ndërkohë në Islam çdo ditë është për të shfaqur respekt e dashuri dhe për t’u shërbyer nënave tona. Çdo ditë është për respekt, mirësi dhe bindje ndaj baballarëve tanë. Nëse patjetër kërkohet ndonjë shkak, përsëri duhet të vlerësohen festat e bajrameve, netët e mira dhe ditët e xhumasë që gjenden në civilizimin tonë.

Ata kanë shpikur “Ditën e të Dashuruarve”. Kë­shtu po përpiqen të mbështesin imoralitetin, ma­rrëdhënien jashtëmartesore dhe flirtin, domethënë zinanë nën emrin “dashuri”. Myslimani e ka detyrë të besimit që të shfaqë rezistencë kundrejt këtyre.” Edhe fëmijët po përpiqen t’i mësojnë me këto lidhje të pamoralshme duke u thënë:

“Atë ditë duhet të kesh një të dashur!”

Të mos harrojmë se ndjenjat e epshit nuk kanë lidhje me dashurinë. Hazreti Mevlana në një rubaie të tij thotë:

“Ji i ndërgjegjshëm! Dashuria është e bukur (elik­sir i jetës). Ato që e prishin atë (që e helmojnë) janë cilësitë e këqija të tuat. Ti ia kë vënë epshit emrin dashuri. Ah sikur ta dish sesa distancë ka ndërmjet epshit dhe dashurisë!”

Edhe për ata që janë të martuar po bëhet propaga­nda në formën: “Në këtë datë duhet t’i marrësh një dhuratës të dashurit/ës tënd/e. Atë duhet ta çosh në vend luksoze dhe të mrekullueshme!”

E gjitha kjo bëhet për t’i dhënë fuqi ekonomisë së konsumit dhe shpërdorimit.

Ndërkohë dashuria është një cilësi e Allahut Te­ala i Cili është el-Vedud (i Dashuri). Nëse të gjitha dashuritë shndërrohen në një shkallë dhe fazë për “dashurinë ndaj Allahut”, bëhen të vlefshme. Në të kundërt mbesin të ulëta, të përkohshme dhe të pa­kuptimta. Ato e shndërrojnë zemrën në gërmadhë. Sa e veçantë që është lutja e Hazreti Davudit:

“O Allah! Kërkoj prej Teje dashurinë Tënde, da­shurinë e atyre që të duan Ty dhe veprat e mira që më shpien te dashuria Jote.

O Allah! Bëje dashurinë ndaj Teje për mua më të dashur se vetja ime, se familja ime dhe se uji i ftohtë!” (Tirmidhi, Deavat, 72.)

“Në shtëpinë e bekuar të të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), vinin plaçka lufte dhe dhurata. Pejgamberi ynë i Nderuar gjente prehje duke ua dërguar ato të varfërve, nevojtarëve dhe veçanërisht nxënësve të Kuranit. Kështu e harronte urinë e tij.”

Moda duket sikur të ishte diçka e padëmshme dhe e parëndësishme, por ajo na shpie hap pas hapi drejt huazimit të kulturës së huaj. Viti i Ri, përvjetori i kësaj, përvjetori i asaj… Këto gjëra nuk gjenden në civilizimin tonë të vërtetë, sepse pëlqimi dhe kaplimi nga mënyra e jetesës e këtyre njerëzve jashtë Islamit të cilët në Suren Fatiha përshkruhen si njerëz që kanë tërhequr ze­mërimin e Zotit dhe janë në humbje, Allahu na ruajt, na zvarrisin drejt të njëjtit për­fundim me ta. Në hadithin fisnik thuhet:

“Ai që i ngjan një populli është prej tyre.” (Ebu Davud, Libas, 4/4031.)

Shëndeti i trupit mbrohet me fuqinë e nxjerrjes jashtë të substancave të huaja.

“Dashuria është një cilësi e Allahut Teala i Cili është el-Vedud (i Dashuri). Nëse të gjitha dashuritë shndërro­hen në një shkallë dhe fazë për “dashurinë ndaj Allahut”, bëhen të vlefshme. Në të ku­ndërt mbesin të ulëta, të për­kohshme dhe të pakuptimta. Ato e shndërrojnë zemrën në gërmadhë.”

Le të meditojmë:

Le të shohim fetë e lindjes në ditët e sotme. Në to ka be­sëtytni shumë të çuditshme dhe praktika që nuk i pranojnë mendje e logjika.

Ndoshta këto fe në kohën e tyre kanë qenë theme­luar nga një pejgamber, por kanë degraduar në këtë gjendje për shkak të sëmundjeve si dëshirat vetjake, egoizmi dhe imitimi i të huajve. Ato u shndërruan në një rrugë të devijuar duke u prishur dhe duke u manipuluar.

Kështu ka qenë edhe xhahilijeti në periudhën e Resulullahut, alejhi’s-selam. Sistemi që e theme­luan Hazreti Ibrahimi dhe Ismaili, u shkatërrua nga brenda dhe jashtë. Shtëpia e tevhidit (njësimit të Zotit) u mbush plot e përplot me idhuj. Në jetën individuale dhe shoqërore u futën dhe u rrënjosën gjëra të shëmtuara, besëtytni, besime të devijuara dhe padrejtësi të llojeve të ndryshme nën emrin e zakonit dhe traditës.

Fotografia nuk mund të madhërohet!..

Për shembull, për shkak të zhvillimeve teknolo­gjike për të cilat folëm më sipër, vëmë re se disa njerëz vendosin nëpër mure figurat dhe fotografitë e miqve të Allahut. Këto foto i mbajnë me vete dhe nëpër telefona me ndjenjën e nderimit.

Në rrugën tonë nuk lejohet që fotografitë e mur­shidit të vendosen nëpër mure apo të mbahen në­për telefona, etj. Këto janë bidate të këqija që kanë dalë me kalimin e kohës.

Kur shkonim në ndonjë vend me babanë tim, Musa Efendin (r.a.), ai i paralajmëronte njerëzit duke u thënë kështu kur shihte të varura në mur fotot e Haz­reti Sami Efendit apo fotot e veta:

“Aman bir, hiqini këto fotog­rafi! Këto janë bidate. Ndër­mjet sahabëve nuk ndodhnin gjëra të tilla. Ata e kujtonin njëri-tjetrin me moralin e lartë të tyre. Rabitaja (lidhja shpirtërore) në rrugën tonë është ndërmjet zemrave, jo ndërmjet fotografive.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nuk ka bërë fotografi dhe statujë. Edhe në atë kohë kishte piktorë dhe skulptorë. Po të donte, mund t’i bënte, por qëndroi larg tyre në më­nyrë të veçantë, madje edhe i ndaloi.

Ja, kjo është gjëja që quhet bidat…

“Në lagjen e shoqërisë os­mane kishte mëshirë. Të gjithë ishin siguri për njëri-tjetrin. Veçanërisht grave të veja dhe jetimëve të gjithë u dilnin për zot.”

Sepse në histori lexojmë se;

Në periudhën e Idrisit, alejhi’s-selam, vizitoheshin varret e disa njerëzve të devotshëm që kishin ndër­ruar jetë. Më vonë shejtani i devijoi ata nga rruga e drejtë duke u thënë që të bënin fotografitë dhe statujat e atyre gjoja për t’i kujtuar ata. Ato u vend­osën te varret e atyre. Pastaj ato u shndërruan në idhuj. Njerëzit i harruan personalitetet e mëdha dhe cilësitë e bukura të atyre dhe filluan t’i adhuronin fotografitë e tyre.

Dijetarët na njoftojnë se idhujt si “Veddi” dhe “Jaguthi” që përmenden në Kuranin Fisnik, në fi­llim kanë qenë statuja të bëra për këta njerëz të devotshëm. Domethënë se nijeti i mirë nuk është i mjaftueshëm.

Në fenë tonë nuk lejohet që njerëzit e devotshëm t’i kujtojmë me fotografitë e tyre. Rabitaja realizohet me të qenët bashkë në dashurinë shpirtërore. Bash­kimi shpirtëror është bashkimi në cilësitë e bukura si devotshmëria, adhurimi dhe morali i lartë.

“Kjo dalje për zot nuk bëhej në formën shkuarjes te jetimi për t’i dhënë një çokollatë, por në këtë formë: Nëse ishte djalë, atëherë ai jetim edukohej me personalitetin Islam dhe i jepej një profesion i mirëfilltë. Nëse ishte vajzë, i përgatitej paja dhe i dilej për zot derisa të martohej me dikë të për­shtatshëm.”

Pika kulmore e bashkimit shpirtëror ishte dashuria dhe lidhja ndërmjet Resulullahut (s.a.s.) dhe Hazreti Ebu Bekrit (r.a.). Pikërisht si dy enë të ngjitura në të njëjtën madhësi. Sepse dashuria është një rrjet rryme ndërmjet dy zemrave.

Të kaluarit e cakut në rabita dhe atribuimi i shenj­tërisë atij me të cilin bëhet rabitaja, Allahu na ruajt, i hap derën shirkut dhe kufrit.

Duhet ta dimë se;

Civilizimi ynë nuk merret me pamjen e jashtme të diçkaje, por me esencën dhe brendësinë e saj.

Në ditët e sotme të krishterët po vendosin fotogra­fitë dhe statujat e Hazreti Isait dhe Hazreti Merjemes në çdo vend. Por ata janë të painformuar plotësisht në lidhje me të vërtetat e këtyre njerëzve të bekuar si besimin e vërtetë, adhurimin ndaj Allahut, sinqe­ritetin, ndershmërinë dhe mbështetjen tek Zoti që kishin ata. Fotografitë dhe statujat nuk kanë dobi për asnjë gjë!.. Madje të krishterët;

E kanë bërë flamur kryqin duke thënë: “Përfaqë­son Hazreti Isanë.” Ata kanë vrarë me qindra mijëra myslimanë që i besojnë në të vërtetë Isait (a.s.). Ja, kjo është dredhia e shejtanit…

Për këtë arsye;

Islami ka disa masa që i ka marrë për të mbrojtur esencën e tij:

MASAT

  • Në fenë tonë gjendet ndjeshmëria ndaj sunetit kundrejt bidateve. Për ata që i ngjallin sunetet e harruara jepet sevapi i dëshmorit.
  • Kundrejt harameve gjendet qëndrimi për t’u larguar nga gjërat e dyshimta i cili është masë më e gjerë se kujdesi.
  • Gjendet parimi për t’i mbyllur rrugët që të çojnë në të keqe.
  • Gjendet ligji i cili i jep përparësi heqjes së të keqes kundrejt përftimit të të mirës. (Def’i mefasid ka përparësi ndaj xhelbi menafi.)
  • Veçanërisht gjendet parimi për të mos u ngjarë qafirëve, ehli kitabit dhe për të vepruar në kundër­shtim me zakonet e mohuesve.
  • Parimi për t’i rivlerësuar zakonet dhe traditat sipas Kuranit dhe Sunetit.
  • Feja jonë çdo fushë të jetës e ka rrethuar me parime. Ajo nuk ka lënë asnjë zbrazëtirë. Edhe në gjërat që janë të ndaluara ka parime të caktuara.

“Fëmijët nuk duhet të neglizhohen deri në atë masë saqë t’i pëlqejnë rrobat e papërshtatshme me mendimet e formës: “Sidoqoftë janë të vegjël në moshë…”, “Le të kënaqen!” Sepse me kalimin e kohës kjo gjendje sjell në pah një varësi dhe zakon te keq si duhani.”

Ne duhet ta gjallërojmë traditën e Hz. Pejgamberit dhe nuk duhet të lejojmë që në jetën tonë të hyjë moda e cila vjen nga perëndimi dhe degradimi.

Siç është shprehur edhe Imam Gazaliu:

Qëndrimi aparent dhe formal me njerëz femo­hues, mëkatarë dhe të shkujdesur, me kalimin e kohës shndërrohet në bashkim mendor. Edhe bash­kimi mendor pas një kohe shndërrohet në bashkim shpirtëror. Kjo nga aspekti shpirtëror do të thotë që njeriu të zvarritet hap pas hapi drejt shkatërrimit. Do të thotë që dhënia e frymës së fundit të ndodhë në humbje.

“Gratë nuk duhet të veshin rrobat e burrave dhe burrat nuk duhet të veshin rrobat e grave. Gruaja dhe burri duhet të vishen siç u ka hije personalite­teve të tyre. Personalitetet dhe karakteret nuk duhet të ngatërrohen. Njëra prej fatkeqësive të kohës sonë është moda uniseks. I Dërguari i Allahut (s.a.s.), na ka paralajmëruar se “do të mallkohet ajo grua që përpiqet t’i ngjajë burrit dhe ai burrë që për­piqet t’i ngjajë gruas duke u lënë larg mëshirës së Allahut “.

Sa bukur shprehet Imam Shafiu (r.a.):

“Nëse nuk e preokupon veten me të vërtetën, e pavërteta do të preokupohet me ty.”

O Zot!

Na ndihmo që çdo aspekt të jetës sonë dhe çdo faqe të librit të veprave tona ta kemi të përshtat­shme me kënaqësinë Tënde dhe në përputhje me Kuranin dhe Sunetin e të Dërguarit Tënd!..

Na mbroj nga e pavërteta, nga degradimi dhe nga cilësitë e veprat që nuk i do!..

Amin!..

Leave A Reply