Udhëzimi i Kuranit Fisnik dhe gjendja e njeriut

0

Nga Duran Ekizer

Kurani Fisnik e shpreh me një metodë mjaft të shkël­qyer dhe gjuhë të prerë se ai vetë është udhërrëfyes në udhëzim për njerëzimin: “Në të vërtetë, ky Kuran udhë­zon drejt asaj që është më e mira…” (Isra, 9) “Elif Lâm Ra. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë…” (Ibrahim, 1-2) Edhe në ajetet e tjera të ngjashme me këto, me fjalën “errësira” është synuar shirku dhe kufri. Ndërsa me fjalën “dritë” është synuar siratu’l-mustekim / rruga e drejtë, domethënë, rruga e vetme që Allahu Teala ia ka zbritur njerëzimit, Islami.

Përsëri Kurani Fisnik, i cili na tregon se stili i jetës dhe forma e të lexuarit që ka vendosur Islami, i cili në disa ajete përsëri shprehet në formën “siratu’l-mustekim”, me të njëjtën shprehje të bukur na njofton se Islami është përngjarë edhe me një rrugë. Sepse kuptimi lek­sikor i fjalës “sirat” është “rrugë e gjerë”. Islami, në ajetin/lutjen: “Na udhëzo në rrugën e drejtë!” – të cilën e themi disa herë në ditë dhe për të cilën i lutemi e i përgjërohemi Zotit (xh.xh.), që të na udhëzojë, i është përngjarë “rrugës”. Për këtë arsye, nuk është përme­ndur vetë Islami, por është përmendur fjala “sirat” që është gjëja me të cilin është përngjarë Islami. Në këtë mënyrë, gjerësia dhe përfshirja e gjithanshme që gje­nden në këtë fjalë, pra, theksimi i këtyre cilësive të Islamit, janë bërë në një formë letrare.

Nëse kalojmë përtej këtyre shpjegimeve gjuhësore dhe përpiqemi për ta kuptuar këtë ajet, mund të nxjerrim këtë të vër­tetë nën dritën e të dhënave që u shprehën pak më parë: Islami është një sistem hyjnor që mund të flasë në çdo fushë të jetës, që mund të vendosë një metodë dhe mënyrë jetese në të gjitha fushat që kanë lidhjen me njeriun dhe që i përfshin të gjitha kohërat e vendet. Në këtë sistem gjendet edhe ana materiale, edhe ana shpirtërore.

Ndërmjet këtyre të dyjave nuk ka ndonjë ndarje, përkundrazi, ka një përshkrim të ekzistencës që mund të njihet dhe perceptohet me udhëzimin e Zotit të Madhëruar, i Cili është krijuesi i materiales dhe shpirtërores. Kuptimi leksikor i fjalës “mustekim” që përdoret pranë fjalës “sirat” në këtë ajet, është i – e drejtë. Kjo fjalë është mbiemri i fjalës “sirat”. Sepse çdo rrugë nuk është e drejtë. Për këtë arsye, ka vetëm një rrugë të drejtë. Përdorimi i fjalës “mustekim”, shpreh se kjo rrugë gjithmonë është e drejtë dhe se absolutisht nuk ka devijime në të. Domethënë, kjo është rruga e vetme që të shpie te synimi.

Kurani Fisnik shprehet se të gjitha rrugët përveç “siratu’l-mustekimit” nuk të shpien te udhëzimi, sep­se, shkenca e historisë na ka treguar se, të gjitha llojet e sistemeve të tjera që njeriu i ka formuar duke e lënë në plan të dytë Allahun Teala, e kanë zvarritur njerëzi­min drejt shkatërrimeve. E vërteta e hidhur në planin e pasmë të këtij realiteti lidhet me faktin se njerëzimi e ka bërë veten zot. Pastaj ka nxjerrë idhujt dhe lidhja e tyre me to është bërë një sistem besimi. Nuk është mjaftuar me kaq, por është përpjekur për t’ua imponuar të gjithëve pranimin e atyre idhujve. Për këtë arsye, Allahu Teala thotë duke i kundërshtuar të gjitha këto: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij…” (En’am, 153)

Historia e njerëzimit mund të themi se është historia e lidhjes së njeriut me Zotin e tij dhe historia që tregon të vërtetën nëse njeriu e ka mbajtur apo jo këtë lidhje me Atë. Kjo e vërtetë, pra, lufta ndërmjet të vërtetës dhe të pavërtetës, gjithmonë ka qenë e pra­nishme në historinë e njerëzimit. Pra, udhëtarët e rrugës së drejtë janë ata që e përkujtojnë Allahun Teala në çdo fushë të jetës së tyre dhe që e sistemojnë materialen e shpirtëroren sipas fesë që ka sjellë Ai. Ndërsa pasuesit e rrugës së hu­mbur janë ata që zgjedhin një rrugë në kundërshtim me këta të parët dhe që nxjerrin një sistem jete si­pas epsheve dhe dëshirave të tyre duke e refuzuar Allahun Teala. Kjo luftë e cila ka filluar që nga njeriu i parë dhe ka arritur deri në ditët e sotme, në çdo periudhë është shfaqur në kushte dhe rrethana të ndryshme. Shembujt për këtë janë shprehur në shumë ajete të Kuranit Fisnik. Për shembull, këtë e dëshmojmë edhe në luftën ndër­mjet Ademit (a.s.) dhe shejtanit, sepse shejtani doli kundër urdhrit të Allahut Teala. Pastaj e vuri veten e tij në qendër, e harroi Krijuesin e tij, hyri në një kauzë epërsie dhe shfaqi injorancën për të nxjerrë veten në pah: “Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”. (A’raf, 12) Sipas tij, kjo ishte diçka e drejtë dhe ai i besoi asaj që pandehte se ishte e drejtë. Ai e formoi këtë besim dhe si rezultat e kundërshtoi urdhrin e Krijuesit të tij. Për këtë arsye, zbriti në gradën e një krijese të mallkuar dhe u nxor nga mëshira hyjnore.

Pas kësaj shohim Nuhun (a.s.). Lufta që bëri Nuhu (a.s.), i vetëm me njerëzit e prishur që e kishin vënë shirkun në bazën e sistemit të jetës së tyre. Kjo luftë përmendet shpesh në Kuranin Fisnik dhe prej saj na jepen shembuj, në mënyrë që të udhëzohemi.

Ndërsa në ditët e sotme po shikojmë shfaqjen e ndry­shme të të njëjtit realitet. Bota sot, në sajë të teknologji­së së komunikimit, është bërë si një fshat i vogël. Ndërsa faktorët që e formojnë jetën dhe e caktojnë rendin tonë të ditës, për fat të keq, janë në kundërshtim me Islamin. Sot, në dorën e të gjithëve, gjenden telefona që e kanë kaluar të qenët mjet komunikimi dhe janë bërë droga moderne duke e preokupuar njeriun me gjëra të pavlera.

Veçanërisht rinia (duke i përjashtuar ata që i përdorin në punë të dobishme), për shkak të disa rrjeteve sociale e çon dëm kohën në një botë virtuale. Për këtë arsye, ka thurur një mur të madh ndërmjet vetes dhe Krijuesit që ia ka falë kohën. Madje, edhe në muajin e Ramaza­nit tashmë po përjetohen shumë devijime në emër të dukjes dhe brendësia e vlerave që e bëjnë njeriun njeri po zbrazet nga dita në ditë. Përshpirtja e ka humbur vlerën dhe dukja ka dalë në plan të parë. Edhe te klasat fetare, opinionet në kundërshtim me Islamin pothuajse kanë fituar një rëndësi si ajo e besimit.

Fëmijët tanë nëpër shkolla, pra, në periudhën e jetës së tyre më pro­duktive dhe kritike, po përpiqen me mish e me thua për të mësuar sa më shumë, në mënyrë që të kenë një pozitë më të kënaqshme nga aspekti material në jetën e tyre të ardhshme. Brezat që po gjenden në këtë garë po shkojnë nga një pro­vim në tjetrin dhe si rezultat i kësaj po i konsiderojnë shokët si rivalë të tyre. Kjo gjendje mund të tolerohet deri në një pikë. Por sidoqoftë, në këtë çështje duhet të përdoren këto shprehje: “O nëna dhe baballarë myslimanë! A i japim rëndësi zhvi­llimit të përshpirtjes së fëmijëve tanë siç i japim rëndësi zhvillimit të tyre në shkencat pozitive? A e shfaqim të njëjtin interesim ndaj fëmijëve tanë, në mënyrë që ata të fitojnë vetëdijen e namazit siç e shfaqim për pikët që do të marrin në filan provim? Po të kishim në dorë një mjet që mat përshpirtjen, vallë, sa pikë do të merrnim ne në fillim dhe pastaj fë­mijët tanë? Si do të jetë përgjigja jonë kur Allahu Teala të na marrë në llogari për sa i përket çështjes së detyrës si prindër? Për shembull, sa pikë mund të marrin fëmijët tanë në mësimet si drejtësia, ndershmë­ria, altruizmi, lëmosha, dhikri, marrja e vetes në llogari etj.?

Këtë të vërtetë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë: E vërteta është një dhe poseduesi i kësaj të vërtetë është Allahu Teala, i Cili e ka quajtur veten el-Hakk. Islami, të cilin e ka zbritur Ai dhe i cili është tërësia e urdhrave hyjnorë që është shpjeguar në Sunetin e të Dërguarit të Tij, është rruga e vetme e shpëtimit për ne. Asnjëherë nuk është e mjaftueshme që të kemi emër mysliman. Islami kërkon prej nesh që ta sistemojmë jetën tonë sipas rregullave që ka vendosur Allahu Teala. Jeta jonë është besimi ynë. Besimi ynë është shpëtimi ynë. Alla­hu (xh.xh.), na dhëntë të gjithëve vetëdijen e besimit! Amin!..

Leave A Reply