Edukimi kërkon shëmbëlltyrë

0

Nga Asuman Dyzgyn

Ndikimi i familjes në formimin e personalitetit të fëmijës është padyshim i padiskutueshëm. Hulumtimet e kryera kanë zbuluar se njohuritë e marra në mjedisin familjar që nga foshnjëria lënë gjurmë të thella në personalitetin e njeriut dhe se ky është burimi i njohurive dhe përvojës që ai do të fitojë në vitet e ardhshme.

Sidomos periudha kohore e quajtur periudha e parë e fëmijërisë, mund të themi se është periudha kur akti i imitimit të të tjerëve është më i larti tek fëmija. Si e vlerësojmë ne, prindërit këtë sjellje imituese të vendosur në natyrën e fëmijës në këtë epokë të artë, e cila shprehet si atdheu i njeriut (për sa i përket moshës)?

Ndërsa fëmijët krijojnë një botë kuptimi brenda vetes, ashtu si bleta përpunon polenin e luleve dhe e kthen produktin e tij të veçantë në mjaltë, atë që ata shohin, dëgjojnë, vëzhgojnë etj., e marrin çdo informacion/të dhënë si lëndë të parë dhe e bëjnë atë pjesë të personalitetit të tyre.

Fëmijët imitojnë shumë gjëra në fillim pa e kuptuar, madje shpesh herë edhe pa vetëdije. Sidoqoftë, në kohën në vijim, shihet se sjelljet që ata i imitojnë bëhen zakone dhe këto zakone fillojnë të formojnë një pjesë të personalitetit të tyre me kalimin e kohës.

“Marrja e Shembullit”, e cila ka një vend të rëndësishëm në perceptimin e jetës shoqërore

të fëmijëve dhe të rinjve, është një formë shumë e vlefshme e të mësuarit e marrë nga vëzhgimi i sjelljeve shembullore. Fëmijët janë mjeshtër të mëdhenj të imitimit. Dhe janë pasqyrat më re­aliste për ne të rriturit për t’i parë dhe vëzhguar. Fëmijët shumë gjëra i mësojnë duke vëzhguar dhe imituar derisa të bëhen të rritur. Pika për të cilën pajtohen të gjithë edukatorët dhe teoricienët është se prindërit duhet ta shohin këtë periudhë të efektivitetit të tyre si një periudhë mundësish dhe ta vlerësojnë këtë segment kohor me për­pjekje maksimale.

Një nga faktet më të rëndësishme që të gjithë prindërit duhet ta dinë është se asnjë person nuk ka ardhur në këtë botë (nuk ka lindur) me zako­ne. Njerëzit i marrin zakonet vetëm nga ata që i rrethojnë. I Dërguari i Allahut (a.s.), ka thënë në lidhje me këtë çështje: “Çdo (fëmijë) i lindur lind me natyrshmërinë e pastër të tij. Pastaj pri­ndërit e tij e bëjnë hebre, të krishterë ose zoroastrian (adhurues i zjarrit).” Në këtë çështje Hz. Pejgamberi tregon ndikimin e prindërve në edukimin e fëmijëve dhe pozicionin e tyre në çështjen e shëmbëlltyrës. Pikë­risht si Gazaliu i cili tërheq vë­mendjen për rëndësinë e mjedi­sit në formimin e personalitetit dhe e krahason njeriun me një lëng që merr formën e enës në të cilën ndodhet.

Edukimi i një njeriu është një udhëtim i gjatë dhe i vështirë që kërkon ndjeshmëri dhe durim. Kryerja e detyrës së prindërimit dhe rritja e fëmijë­ve tanë me ndërgjegjen e besimit mund të shihet si një proces i vështirë me përgjegjësi. Por ajo është një vepër po aq e vlefshme sa është e vështirë dhe po aq e nderuar sa është e lodhshme.

Ndërsa fëmijët mësojnë të jenë individë socialë, në të njëjtën kohë ndjejnë nevojë për një shembull që mund ta kopjojnë deri në detajet më të vogla. Prindërit janë shembujt e parë që kanë rol në aventurën e zhvillimit të fëmijës dhe gjetjes së vetes nga ana e tij. Ne mund ta përcaktojmë rolin e shëmbëlltyrës si marrje e sjelljes së dikujt për model nga të tjerët. Fëmijët mësojnë duke vëzh­guar vizualisht shumë gjëra të tilla si zgjidhja e problemeve, komunikimi, trajtimi i ngjarjeve dhe rolet gjinore. Këtu është shumë e rëndësishme për prindërit që duan të rrisin fëmijë të mirë, për të cilët ata janë model, t’i ushqejnë fëmijët kryesisht nëpërmjet syve të tyre. Sepse fëmijët mësojnë më shumë me sytë, jo me veshët e tyre. Vënia në praktikë e asaj që thuhet në teori mund të bëhet vetëm duke e zbatuar atë në jetë. Në këtë pikë, mësimdhënia me shembuj dhe jo këshilla është një nga pikat më të rëndësishme që ne, si prindër, duhet t’i kushtojmë vëmendje.

Edhe shembujt negativë ndikojnë tek fëmija po aq sa vëzhgimi dhe imitimi i sjelljeve pozitive në familje. Për sa i përket kësaj çështjeje, sipas zbulimeve të hulumtimit me temë «Inteligjenca, Personaliteti dhe Karakteristikat e Mjedisit të Afërt te të Miturit Kriminelë» të kryer në 214 të rinj të dënuar, u zbuluan se të miturit delikuentë kishin deri në 54% të të afërmve kriminelë të dënuar të shkallës së parë. Fëmijët mbajnë aromën e mjedisit ku jetojnë. Ndërkohë që fëmijët të cilët rriten në një vend aromatik i tërheqin njerëzit që gjenden përreth tyre me aromat e këndshme që kanë, fëmijëve që rriten në ambiente të tjera me kalimin e kohës fillon t’u humbasë aroma e këndshme që kanë në natyrën e tyre.

Edukimi kërkon shëmbëll­tyrë. Atëherë, ajo që na takon neve të rriturve është përm­bushja e përgjegjësinë sonë. Para së gjithash, ne duhet ta përjetojmë vetë me gjendjen dhe sjelljet tona fëmijën që dëshirojmë ta edukojmë. Të presësh nga fëmija sjellje që prindërit nuk i bëjnë vetë, nuk ka ndonjë kuptim në aspektin pedagogjik dhe gjithashtu shkakton dyshime të caktuara në lidhje me vlerën e sjelljes në mendjen e fëmijës. Në lidhje me këtë çështje, Zoti ynë thotë në suren Saf: “O ju që keni besuar! Pse thoni gjëra që nuk do t’i bëni? Të thoni atë që nuk e bëni është një veprim i shëmtuar te Allahu.” Në këtë mënyrë Zoti (xh.xh.), i paralajmëron ata që kanë mospërputhje midis fjalëve dhe veprimeve. Që një prind të presë nga fëmija një sjellje që nuk e ka bërë vetë, është një qëndrim jokonsistent.

Ne dëgjojmë frazën “rinia e kohës është për­keqësuar shumë” në gjuhën e prindërve, të mos­huarve dhe të të gjithëve. Meqenëse këta fëmijë nuk kanë lindur imoralë, mosrespektues apo haj­dutë, ne duhet të shikojmë modelet e të rinjve të kohës sonë me një përkushtim të madh. A janë në kundërshtim gjërat që dalin nga gjuha jonë dhe ato që ndodhin përgjatë jetës sonë? Për të pasur një ndikim pozitiv tek fëmijët tanë, ne, prindërit, duhet të kemi një unitet të ligjërimit dhe veprimit në botën tonë të brendshme. Ndonjëherë, sjell­ja e babait në të cilën ai demonstron virtytin e ndershmërisë është më efektive sesa këshillimi që mund t’i bëjë fëmijës për ndershmërinë me orë të tëra. Në lidhje me këtë tregohet një ngjarje e tillë:

Një fundjavë, babë e bir shkojnë në kopshtin zoologjik në qytetin e tyre për ta vizituar atë. Për të hyrë në kopshtin zoologjik, shkojnë te sporteli në hyrje dhe pyesin se sa duhet të paguajnë. Pu­nonjësit u thanë:

-Për fëmijët nën gjashtë vjeç është falas zotëri. Atëherë babai u tha:

– Dy bileta për mua dhe djalin tim 7 vje­çar, ju lutem! – dhe u zgjati paratë.

Nisur nga kjo, punonjësi i sportelit i tha:

– Po të mos kishit thënë, nuk do ta kisha ditur që fëmija juaj ishte mbi gjashtë vjeç. Babai tha fjali­në e mëposhtme shembullore si përgjigje ndaj këtyre fjalëve:

-Por djali im e di…

Në vend që të flisni me orë të tëra, do të jetë më e drejtë që ta shfaqni me vepra.

Një pikë tjetër që nuk duhet ta harrojmë ne si prindër ndërkohë që jemi model për fëmijët tanë është më­nyra e komunikimit të fëmijëve me per­sonin që marrin si shembull. Është një fakt i njohur se faktorë të tillë si dashuria e fëmijës dhe dashuria e të tjerëve ndaj tij, pranimi i fëmijës te të tjerët dhe pranimi që ky i fundit u bën të tjerëve, ndjenja e afërsisë dhe ndarja e emocioneve rrisin efektin e shëmbëlltyrës. Veçanërisht fëmijët që nga momenti i lindjes i mësojnë gjërat e nevojshme dhe të domosdoshme për të qenë njerëz me da­shuri në familjen në të cilën ndodhen.

Nëna është simboli i dhembshurisë dhe mëshirës, kurse babai është simboli i besimit (sigurisë). Njeriu e formon personalitetin e tij me atë që merr ose nuk mund të marrë nga familja e tij, me ato që shton ose nuk mund t’i shtojë strukturës së tij nga mjedisi që e rrethon. Përsëri, për të krijuar modele të shëndetshme për jetën e fëmijëve tanë, duhet të sigurojmë udhë­zimet e nevojshme që ata të marrin informacione rreth njerëzve shembullorë, krahas shembullit që duhet ta shfaqim me sjelljet tona pozitive. Për shembull si, leximi i biografive të personaliteteve të vlefshme, lejimi për të ndjekur filma për jetën e këtyre (personaliteteve) dhe ndihma ndaj tyre për të krijuar miqësi me njerëzit e duhur.

Fatkeqësisht, ndonjëherë shohim jetimë me nënë e baba. Në familjet ku shfaqen qëndrime jo të shëndetshme prindërore, të cilat e perceptojnë amësinë si lindje dhe përmbushjen e atësisë si ngopje e barkut me ushqim, shëmbëlltyra në përgjithësi i lihet tele­vizorit ose youtuberave në faqet e internetit. Ne jemi përgjegjës për atë që kemi nën përgjegjësi. Andaj duhet të përmbushim detyrën tonë në fushën për të cilën jemi përgjegjës siç kërkohet.

Ne e dimë që jo vetëm fëmijët, por të gjitha qeniet njerëzore kanë gjithmonë nevojë për modelet e duhura. Sepse njeriu merr ngjy­rën (shembullin) e njeriut tjetër. Në këtë aspekt, feja jonë na kë­shillon të krijojmë një mjedis social-kulturor “të mirë”, në më­nyrë që të mos përkeqësohemi duke bashkëvepruar me një mje­dis social negativ. Në këtë çështje të gjithë pejgamberët, veçanërisht Profeti ynë i Nderuar (a.s.), kanë qenë një shembull për njerëzit. Për­mes shembullit të sjelljeve, që është një nga metodat e edukimit të përgjithshëm të Kuranit Fisnik, Krijuesi Suprem na ka informuar se si dhe kë të marrim për shembull.

Përsëri, Mund të themi se prania e Profetit në jetë si një «model» i mundësoi atij ta shndërrojë një shoqëri injorante dhe të korruptuar moralisht në një shoqëri të civilizuar për 23 vjet. Dhe ai ishte “shembulli” më i bukur, apo siç shprehet Ku­rani Fisnik, ishte «Usvetun Hasene». Andaj edhe ne si aspirantë për të bukurën, duhet të shijojmë kënaqësinë e kërkimit të së bukurës, gjetjen e së bukurës, pirjen nga burimi i saj dhe bërjen e fëmijëve tanë të pinë prej tij, duke i përjetuar vetë këto. Si thoni, a do të ishte mirë sikur ta rishqyr­tonim veten duke u shqetësuar për amanetin që kemi mbi supet tona?

Leave A Reply